Site icon Telegrafi

Snajpera mbi tarracën e Kryeministrisë

Është duke u përdorur e njëjta mënyrë organizimi si protestat e mëparshme, por këtë herë Forcat Shqiponja dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare po qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje.

Gjithashtu, gazetarja bëri me dije se si në çdo protestë tjetër ka snajperistë të cilët monitorojnë gjendjen nga lart.

“Pak minuta më parë është vendosur kordon i policisë, është duke u përdorur e njëjta mënyrë organizimi për sa i përket protestave të zhvilluara kryesisht tek kryeministria, ndërsa për sa i përket Forcave Shqiponja dhe Forcave të Sigurisë Kombëtare janë në afërsi të piramidës, ku gjithmonë qëndrojnë forca të shumta policie, që në momentin që do të jetë e nevojshme të bëhet ndërhyrja e tyre për të neutralizuar situatën”.

Lexo po ashtu “Të bashkuar në betejë”, opozita shqiptare nis protestën para kryeministrisë

“Ndërkohë gjatë ditës së djeshme drejtori i policisë së shtetit, Rrumbullaku, ka bërë një mbledhje me shefat e komisariatit të Tiranës, ku ka dhënë disa porosi për të vepruar menjëherë në momentin që të konstatohen persona që mbajnë sende të paligjshme si molotovë apo shishe benzine dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Gjithashtu, si në çdo protestë, në pjesën e sipërme të kryeministrisë vendosen edhe snajperistë që monitorojnë të gjitha lëvizjet,” tha ajo./Euronews Albania/

Exit mobile version