Radhitja e valëve në porosinë SMS, mund të tregojë se a ka përjetuar personi sulm në tru, pohojnë hulumtuesit e spitalit “Henry Ford” në Detroit.
Ata marrin për shembull një 40- vjeçar, për të cilin dyshohej se ka pësuar sulm në tru. Në fakt, ai nuk kishte kurrfarë simptoma, ka folur, shkruar e lexuar në mënyrë normale, por nuk ka mundur që të vërejë që SMS-porositë që i ka dërguar janë të ngatërruara.
Falë kësaj, mjekët kanë mundur të vërtetojnë që pacienti vuan nga sulmi akut iskemik në tru, me rastin e të cilit, droçka bllokon rrjedhën e gjakut në tru. sulmet e tilla mund të shkaktojnë dëme të rënda shëndetësore, të cilat mund të jenë vdekjeprurëse. /Telegrafi/