Telegrafi

SMS mbushje dhe SMS bilanc përmes NLB Prishtina

Mbushja e llogarisë telefonike përmes SMS dhe kontrollimi i llogarisë bankare rrjedhëse përmes telefonit mobil janë shërbimet e radhës të cilat i ofron NLB Prishtina

Shërbimi SMS mbushje i mundëson klientëve mbushjen e telefonit mobil duke dërguar SMS në numrin 7878, derisa shërbimi SMS bilanc mundëson pranimin e gjendjes së llogarisë rrjedhëse përmes SMS-it, së bashku me 5 transaksionet e fundit.

Fillimisht këto shërbime mund t’i shfrytëzojnë përdoruesit e operatorit të telefonisë mobile Vala, ndërsa së shpejti këtë mundësi do ta kenë edhe përdoruesit e operatorit Ipko.

Krahas këtyre shërbimeve, gjatë vitit 2010 NLB Prishtina do të vazhdojë të ofrojë shërbime atraktive të cilat ua lehtësojnë klientëve kryerjen e obligimeve ditore.

NLB Prishtina është anëtari më i ri i Grupit më të fuqishëm bankar në rajon, NLB Group. /Telegrafi/