Site icon Telegrafi

Smile Albania – buzëqeshja e Shqipërisë përgjatë sezonit turistik

Ndërsa sezoni veror turistik tashmë është mbyllur, kartolina e buzëqeshjeve të të rinjve dhe të rejave të “Smile Albania 2”, do të mbetet kujtim jo vetëm për turistët e shumtë që përjetuan mikpritjen në pikat kufitare dhe vizitat e tyre në vend, por edhe për vetë ata.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli sot në vëmendje një përmbledhje të aktivitetit të “Smile Albania 2” në këtë sezon turistik, duke thënë se ata janë “buzëqeshja e Shqipërisë”

“Me buzëqeshjen e Shqipërisë përgjatë këtij sezoni turistik, ju uroj një të dielë të bukur”, tha kryeministri.

Gjatë vitit 2019, projekti i ri “Smile Albania” solli jo vetëm buzëqeshjen turistike por dhe punësimin e 500 të reja e të rinj që vinin nga bankat e universiteteve, në vazhdim të Paktit për Universitetin.

Të rinjtë e të rejat, ofruan përgjatë dy muajve mikpritje, buzëqeshje, informacion për turistët që vizituan vendin tonë, në 35 infopoint-e nga veriu në jug të Shqipërisë në çdo pikë kufitare, porte e aeroport, qendra qytetesh, plazhe e site kulturore e historike. /KP/

Exit mobile version