Telegrafi

Smartphonët vetëm në 27%

Telefonat e mençur janë më të përfaqësuar në tregjet e mbuluar me sinjalin 3G dhe tek operatorët mobil të cilët ofrojnë shërbimet me abonim. Në tregjet më pak të zhvilluara, me pagesë të shërbimeve kryesisht me prepaid, udhëheqin Nokia dhe RIM, por kërcënim gjithnjë e më të madh paraqesin pajisjet me Android.

Posedimi i smartphonëve në tregun e Amerikës veriore është 63%, derisa në Evropë posedimi është 51%. Tregu i Azisë, ai i Afrikës dhe ai i Amerikës jugore kanë posedim të pajisjeve me smartphone prej 19, 18 dhe 17%. Në tregjet më të zhvilluar platformat udhëheqëse janë Android dhe iOS, e sipas analistëve, Google nuk mund ta mundë Apple, por as e kundërta – të dyja platformat kanë me qindra miliona shfrytëzues dhe e kanë kaluar pikën kritike. /Telegrafi/