Telegrafi

Smartphone që ju meritoni, Samsung Galaxy S20, në treg nga dita e nesërme

Samsung Galaxy S20 i disponueshëm në dyqane nga data 13 mars. Bëni tuajin telefonin revolucionar.

Seria revolucionare Galaxy S20 hidhet zyrtarisht në treg nga 13 mars 2020. Nga kjo e premte, adhuruesit e sagës Galaxy por edhe të apasionuarit pas teknologjisë innovative mund të kenë në duar flagshipin më të fundit të Samsung, qe ndryshon rregullat e lojës kur bëhet fjalë për fotografinë, baterinë apo performancë të fuqishme.

Me blerjen e smartphone-ve Samsung Galaxy S20, S20+ ose S20 Ultra, ju do të përfitoni një paketë opsionesh dhe funksionesh fantastike që do të ndryshojnë mënyrën se si ju përjetomi botën.

FOKUSI TEK KAMERA

Detaje me Qartësi Mahnitëse: Me një sensor më të madh të imazhit të disponueshëm në serinë Galaxy S20, rezolucioni i kamerës është rritur ndjeshëm, për imazhe më të hollësishme me fleksibilitet të shtuar për editimin, prerjen dhe zmadhimin. S20 dhe S20+ kanë një kamerë 64MP. Ndërsa S20 Ultra ka kamerë 108MP. Një përfitim tjetër është që sensorët më të mëdhenj marrin më shumë dritë, kështu që ju merrni një cilësi të pasur të imazhit edhe në situata me dritë të ulët. S20 Ultra i çon gjërat një hap më tej me opsionin për të naviguar në mënyrë dinamike midis një modaliteti me rezolucion të lartë 108MP dhe një modaliteti 12MP, falë teknologjisë nonna-binning që kombinon nëntë piksele në një, në nivelin e sensorit.

Aftësia Spektakolare Zoom: Me teknologjinë e zmadhimit hapësinor të Galaxy S20 që përdor një kombinim të Hybrid Optic Zoom dhe Super Resolution Zoom, i cili përfshin zoom dixhital të mundësuar nga AI, edhe kur jeni shumë larg mund të zmadhoni afër. Zmadhoni deri në 30 herë në Galaxy S20 dhe S20+, ose provoni lentet e palosura revolucionare në S20 Ultra, i cili përdor multiprocesimin e imazheve të mundësuar nga AI për të zvogëluar humbjen e cilësisë në nivele të larta të zmadhimit, në mënyrë që përdoruesit të provojnë Super Resolution Zoom deri në 100 herë me një pamje më të qartë se kurrë më parë.

Shkrepje e vetme, Mundësi të Shumëfishta: Single Take ju lejon të qëndroni në moment, teksa kapni momentin. Falë teknologjive të tij AI të kamerës, Galaxy S20 mund të kapë një numër fotografish dhe videosh, të tilla si Live focus, të prera, Ultra Wide dhe më shumë, që kapin momentin tuaj më të mirë.

Kapacitet Profesional Filmimi: Galaxy S20 ofron xhirime videosh mahnitëse 8K, në mënyrë që përdoruesit të mund të kapin botën e tyre me ngjyra dhe cilësi të vërtetë. Kur jeni duke bërë xhirime, transmetoni videon tuaj në një TV Samsung QLED 8K dhe shijoni përvojën e tij të shikimit, më të mirën e rangut, ose rrëmbeni një plan nga një video 8K dhe shndërrojeni atë në një foto me rezolucion të lartë. Madje, edhe videot më të ngathëta duken sikur janë xhiruar duke përdorur një kamera aksioni, falë Super Steady dhe stabilizimit të tij anti-rrotullues, dhe analizës së lëvizjes me Inteligjencë Artificiale.

BËJ ATË QË DO MË MIRË

Galaxy bën përvojën e gjithçkaje që duam të bëjmë në telefonin tonë, më lehtë dhe më të mirë. Me karakteristika të reja dhe partneritete me ndikim, të frymëzuara nga bashkëpunimi i hapur, Galaxy S20 është ndërtuar për mënyrën se si ne përdorim telefonat tanë sot.

Video Chat i Jashtëzakonshëm në Google Duo: Bisedoni me video me lehtësi me të gjithë njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj me Galaxy S20. Galaxy S20 rrit përvojën e video chat përmes një integrimi të thellë me Google Duo, duke sjellë tipare të reja Duo në Galaxy S20. Tani, nga dialeri, mund të trokisni lehtë mbi Duo për të filluar një video chat dhe për të shijuar, për herë të parë ndonjëherë, cilësi FHD. Google Duo është i pajtueshëm në të gjithë sistemet operative, kështu që ju nuk jeni të kufizuar. Vendosni të gjithë familjen në kornizë, duke përdorur lentet e gjera; dhe bisedoni me deri në 8 miq njëherazi.

YouTube në 5G: Ndani videot tuaja 8K me botën më shpejt dhe më mirë. Samsung bashkëpunoi me YouTube, në mënyrë që të ngarkoni videot tuaja 8K direkt në YouTube, dhe me aftësitë të integruara 5G, të përjetoni shpejtësinë ultra të ngarkimit.

Argëtimi: Përdoruesit mund të zbulojnë përmbajtjen më të mirë të Netflix përmes një integrimi të përmirësuar me pajisjet Galaxy, duke bërë më të lehtë zbulimin e përmbajtjes dhe aksesin përmes Samsung Daily, Bixby dhe Finder.

Lojërat: Seria Galaxy S20 çon lojrat në celular në nivelin tjetër. Me një ekran 120Hz, do të keni mundësinë e një përvojë jashtëzakonisht të rrjedhshme gjatë lojës. Kombinuar me një procesor të shpejtë, 12 GB RAM, audio-akorduar nga AKG, dhe një përforcues për lojën që punon në sfond për të optimizuar parametrat për performancë kulmore, Galaxy S20 Ultra ofron një përvojë të fuqishme lojrash.

PROVONI MUNDËSI TË PAFUNDME  

Si pajisja më e sigurt që Samsung ka krijuar ndonjëherë, Galaxy S20 është e mbrojtur nga Knox, platforma e sigurisë celulare, lidere e industries, që mbron pajisjen nga niveli i çipit deri në nivelin e softuerit. Galaxy S20 gjithashtu përmban një procesor të ri, të sigurt, i cili mbron nga sulmet e bazuara në harduer.

E pajisur me një bateri të madhe inteligjente, seria Galaxy S20 vjen me një karikues të shpejtë 25W, ndërsa S20 Ultra mbështet edhe karikimin 45W Super Fast. E gjithë seria është e pajisur me ruajtje masive si standart (128 GB për S20; 128 GB dhe 512 GB për Galaxy S20 + dhe S20 Ultra).

Me Galaxy S20, ju gjithashtu mund të përjetoni ndërfaqen më të pastër, më të thjeshtë, më intuitive të Samsung deri tani me One UI 2. Ju gjithashtu mund të përdorni Galaxy S20 për të kontrolluar shtëpinë tuaj inteligjente me SmartThings, të arrini objektivat tuaja të mirëqenies dhe të shëndetit me Samsung Health, të paguani me Samsung Pay, dhe më shumë.

GALAXY BUDS+ 

Dhe me Samsung Galaxy Buds +, mund të zhyteni në muzikën dhe podcast-et tuaja të preferuara. Galaxy Buds+ kanë altoparlantë me 2 drejtime; 3 mikrofonë për cilësi të pakrahasueshme të zërit dhe tingullit; dhe një jetë tepër të gjatë të baterisë — deri në 11 orë nga Buds+ dhe 11 orë shtesë nga mbajtësja. Aplikacioni Buds+, “Galaxy Buds+”, tani është i pajtueshëm me iOS, kështu që ju të mund të shijoni një përvojë të shkëlqyeshme audio pa marrë parasysh cilën pajisje përdorni.

DISPONUESHMËRIA E GALAXY S20 

Çmimi fillon nga ALL 111.999 për Galaxy S20, ALL 123.999 për Galaxy S20+, dhe ALL 167.999 për Galaxy S20 Ultra. Galaxy S20 është në dispozicion në ngjyra të ndryshme:

Galaxy S20: Gri Kozmike, Blu e ëmbël, Rozë e ëmbël

Galaxy S20+: Gri Kozmike, Blu e ëmbël, e Zezë Kozmike

Galaxy S20 Ultra: Gri Kozmike, e Zezë Kozmike