Site icon Telegrafi

Smalling zgjedh kundërshtarin më të papërshtatshëm në Serie A

Chris Smalling është i dashuruar në klubin e Romës.

Në një intervistë për “Telegraph”, mbrojtësi anglez ka folur gjerësisht rreth eksperiencës në kryeqytetin italian.

Smalling e ka përsëritur dëshirën e madhe për të fituar një trofe me klubin verdhekuq.

“Tifozët e Romës e donin një mbrojtës të fortë në qendër, të fortë dhe të aftë për të qenë lider. Unë u ndjeva që isha në gjendje t’i kënaqja ata”.

“Ishte kryesia e klubit që donte vërtetë që unë të kthehesa në Romë”, deklaroi Smalling, duke komentuar kalimin te Roma në fund të afatit kalimtar të verës.

“Shpresoj që së shpejti të flas rrjedhshëm gjuhën italiane. Për mua mbetet një objektiv i madh ta sjellim një trofe në Romë, do të ishte diçka që do ta kujtoja gjithë jetën time, sepse Roma ka tifozë mbresëlënës”, u shpreh anglezi.

I pyetur për futbollistin që e ka impresionuar më shumë në Serie A, Smalling zgjodhi transferimin e Juventusit nga Parma, Dejan Kulusevskin.

“Dejan Kulusevski më ka tërhequr vëmendjen. Ai është te Juventus dhe e ka filluar sezonin mirë. Edicionin e kaluar me Parmën ishte më i miri në ndeshje kundër nesh. Duket se i ka të gjitha: forcën dhe ritmin. I ka aftësitë që Zaniolo i ka për ne”, tha Smalling. /Telegrafi/

Exit mobile version