Chris Smalling ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të vazhdoj të jetë pjesë e Romës.
Qendërmbrojtësi anglez i është bashkuar Giallorosëve si huazim një vjeçar nga Manchester United.
Shkëlqimi i tij në Serie A ka bërë që Roma të insistoj për ta blerë përfundimisht atë.
Giallorosët kanë nisur bisedimet me Djajtë e Kuq të cilët janë gati ta shesin yllin anglez për 20 milionë euro.
Mirëpo Smalling ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Olimpico edhe për disa vite.
30-vjeçari i ka vendosur kusht Romës se nëse duan ta mbajnë edhe për disa vite, duhet të arrihet Liga e Kampionëve.
Roma po lufton për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me tri pikë mbrapa Atalantës. /Telegrafi/