Mbrojtësi në pronësi të Manchester Unitedit, Chris Smalling, nuk do të marrë vendim për të ardhmen e tij para përfundimit të sezonit.
30-vjeçari është i huazuar te Roma në Serie A dhe tashmë po flitet për ta bërë qëndrimin të përhershme.
Megjithatë, edhe pse gjërat janë duke u zhvilluar dhe marrëveshja lehtë mund të ndodhë, Giallorossët nuk i kanë nisur bisedimet me lojtarin dhe ai dëshiron të presë deri në verë.
Kontrata e Smalling me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2022, ndërsa e ka opsionin që ta vazhdojë edhe për një vit.
Mediat italiane kanë raportuar se ai dëshiron të qëndrojë në Itali, ndërsa Corriere dello Sport bën të ditur se për të ndodhur kjo Roma duhet të paguajë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/