Chris Smalling siguron se ai ka ritmin dhe përvojën për t’u futur menjëherë në mbrojtjen e Romës pas ardhjes së tij nga Manchester United.
Mbrojtësi anglez e kompletoi të premten huazimin e shpejtë te Giallorossët dhe numri gjashtë i tyre dha një intervistë të gjatë për Roma TV.
“Sapo dëgjova për interesimin, shansi për të provuar një ligë të re me një ekip të madh që ka marrë aspirata të mëdha është ajo që më duhej. Jam mjaft me fat që jam këtu”, ka thënë Smalling.
“Ka filluar të ketë disa thashetheme jo shumë kohë më parë, dhe kjo më interesoi – por kurrë nuk jeni shumë të sigurt nëse është e vërtetë apo jo. Pastaj, pasi dëgjova se ishte konkrete, doja të flisja dhe ta përfundoja shumë shpejt”.
“Unë mendoj se [prania e Kolarov dhe Dzeko] ishte padyshim një faktor, duke e ditur se ata janë lojtarë me përvojë dhe atë që kanë arritur – si në Ligën Premier, ashtu edhe këtu”.
“Duke folur me ta, duke folur me lojtarët e tjerë që kanë luajtur në Itali, kishte një tingëllimë aq të mirë rreth Romës dhe Serisë A, andaj mezi prisja të thosha po”, ka shtuar më tej anglezi.
Smalling kaloi te Roma në formë huazimi, mirëpo pa të drejtë blerje nga Unitedi. /Telegrafi/