Qendërmbrojtësi i Romës, Chris Smalling, do të mungojë për tri javë si pasojë e një lëndimi të kofshës dhe në këtë mënyrë nuk do të luajë kundër Juventus, Bodo/Glimt dhe Napoli.
Futbollisti anglez ka luajtur vetëm katër herë në Serie A këtë sezon, ndërsa nuk kishte luajtur në katër takimet e para si pasojë e një lëndimi në muskujt e pasmë të këmbës.
Ndeshjen e parë si startues i zhvilloi në fitoren (2-0) ndaj Empolit, mirëpo lëndoi muskulin fleksor të kofshës dhe nuk mund të luajë së paku tri javë.
Trigoria, lesione alla coscia destra per #Smalling. Le sue condizioni saranno valutate giorno per giorno #ASRoma https://t.co/r8XmHrktYw
— Pagineromaniste.com (@PagineRomaniste) October 5, 2021
PagineRomaniste bën të ditur se Giallorossët kanë konfirmuar se 31-vjeçari nuk do të jetë në skuadër për tri ndeshjet e radhës duke munguar në ato kryesoret në Serie A, ndaj Juves dhe Napolit.
Smalling e kaloi sezonin 2019/2020 si huazim te Roma dhe e bindi klubin italian që ta transferojë për 15 milionë euro në tetor të vitit 2020. /Telegrafi/