Site icon Telegrafi

Smalling afër rikthimit te Roma

Chris Smalling (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma thuhet se është në prag të nënshkrimit të mbrojtësit të Manchester Unitedit në huazim të paguar, por me një detyrim blerje për 12 milionë euro verën e ardhshme.

Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se Giallorossët kanë arritur të negociojnë çmimin e kërkuar pas negociatave të vazhdueshme me Unitedin.

Roma solli Smalling me huazim me pagesë përpara sezonit 2019-20 me një mundësi për të blerë lojtarin për 20 milionë euro këtë verë.

Lexo po ashtu Interi rivalizon Romën, ka gati ofertën për Smallingun

Por, Di Marzio raporton se Roma ka arritur të marrë një zbritje dhe do të nënshkruajë 30-vjeçarin në një huazim tjetër të paguar.

Megjithatë, kësaj radhe huazimi ka obligime blerje prej 12 milionë eurosh verën e ardhshme.

Klubi thuhet se ka përgatitur një marrëveshje tre-vjeçare për ish-reprezentuesin e Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version