Site icon Telegrafi

Smakaj dhe Krasniqi flasin për ftesën e Kosovës – të lumtur me grumbullimin te Dardanët

Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë më 5 qershor në Oslo kundër Norvegjisë, ku pas stërvitjes opinionet e tyre i dhanë prurja e re Art Smakaj dhe i rikthyeri Ermal Krasniqi.

Smakaj ka luajtur më parë për Kosovën U19 dhe U21, duke bërë tani hapin e madh drejt ekipit A.

“Jam shumë i gëzuar që do ta përfaqësoj Kosovën. Grumbullimi i parë për lojë miqësore por shumë lojë e rëndësishme për ndeshjet e ardhshme. Premtoj që do të bëjmë një lojë shumë të mirë, besoj që do të kthehemi me rezultat pozitiv dhe uroj të debutoj”, ka thënë Smakaj.

Në anën tjetër, Krasniqi ka folur për rikthimin te Kosova, duke lavdëruar përzgjedhësin Foda.

“Rikthehem në kombëtare dhe çdo herë është ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova. Kjo ishte stërvitja e parë për mua me trajnerin e ri dhe më ka pëlqyer shumë puna e tij dhe do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja. Miqësorja kundër Norvegjisë është një test shumë i vështirë por ne kemi skuadër shumë të mirë dhe duhet të mësohemi të luajmë kundër ekipeve të forta, pasi në kualifikime do të takohemi me skuadra të tilla”, deklaroi Krasniqi.

Për nesër janë paraparë dy seanca stërvitore, e para në orën 10:30 dhe ajo e pasdites në orën 17:00.

Exit mobile version