Juristë të njohur nga Kosova, Riza Smaka, Zejnullah Gruda, Ismet Salihu, Azem Vllasi po mbajnë një konferencë profesionale, për të diskutuar aspektet juridike të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë dhe aspekte të shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë me këtë rast.
Profesori Smaka me këtë rast tha se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po mbahet padrejtësisht në shtetin francez.
“Kërkesa e autoriteteve serbe është tendencioze sepse shteti serb është kundër shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Smaka, duke shtuar se kërkesa për ndalim në Francë nuk ka pasur bazë, raporton Telegrafi.
Ai tha se autoritetet franceze nuk do të duhej ta merrnin për bazë kërkesën e Serbisë.
Smaka tha se Haradinaj duhet të lirohet dhe të dëmshpërblehet. /Telegrafi/