Site icon Telegrafi

SLS përkrah emërimin e Mirjana Jevtiqit ministre të MAPL

Partia e Pavarur Liberale, e cila është pjesë e Listës Serbe beson se është e kuptueshme që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka emëruar Mirjana Jevtiqin në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Jevtiq u emërua në krye të kësaj ministrie nga kryeministri Mustafa pasiqë ky i fundit e shkarkoi nga ky post, Ljubomir Mariqin, raporton Radio Kim.

“SLS, si pjesë e Listës së përbashkët serbe mendon se ky veprim i Mustafës i cili e emëroi për ministre për herë të parë një grua nga komuniteti jo shumicë brenda vetes ka rezultate paspunës së mëhershme që e ka kryer ajo, për ne është e kuptueshme dhe e pranueshme” thuhet në një deklaratë të SLS-së, përcjell Klan Kosova.

“Ky zëvendësim nuk do të çojë në ndryshimin e politikës së Listës Serbe, e cila mbetet në një kurs të politikës afatgjate në interes të popullit serb në Kosovë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj partie.

Exit mobile version