Ideuar, organizuar dhe fuqizuar nga gratë, “Wuman” mbledhë në Kosovë gratë dhe vajzat DJ, më me ndikim dhe më në zë të muzikës elektronike për festivalin nië ditor.
Qëllimi kryesor i festivalit është aplikimi i të drejtave të femrave në festival. Pika kryesore e përkrahjes të të drejtave të femrave do te jetë ‘line-up’-i i festivalit e cila do të prezentohet vetëm nga artistë të gjinisë femërore, ku tashmë janë publikuar edhe emrat që do të performojnë: Dani Ramos nga Berlini, Hatari nga Zvicra, Ivana Dragsic nga Shkupi, Pa Emer nga Tirana dhe Dona K nga Zvicra.
Festivali “Wuman| gjatë ditës do të ketë edhe aktivitete tjera si: joga, ku kanë mundësi të përjetojnë zhvillimin fizik, shpirtëror dhe mendor, dhe gjithashtu do të jetë një panel diskutimi që do quhet ‘Wuman Talk’, ku do të jenë të ftuara emra të njohur, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë eksperiencat e tyre si: feministe, gra ndërmarrëse dhe të suksesshme në shoqërinë tonë.
Festivali është i hapur për të gjithë dhe do te mbahet në Nerodime të Ferizajt, më 10 shtator, filluar nga ora 14:00, nën mbështetjen e Komunës së Ferizajt, Qeverisë Japoneze, Bankës Boterore dhe CDF.
“Wuman” synon të zgjerohet dhe të depërtojë edhe në rajon në edicionet e radhës. /Telegrafi/