Site icon Telegrafi

Sloganet naziste janë legale në gjuhet tjera

Gjykata Federale e Drejtësisë thotë se ka shfuqizuar një dënim kundër një mashkulli të dënuar 4.200 euro për shkak të posedimit të një bluze me mbishkrimin "Blood & Honor" (“Gjak dhe nder”) që është përkthim i sloganit të Hitlerit, "Blut und Ehre".

Mbajtja e simboleve naziste është e ndaluar në Gjermani, mirëpo gjykata thotë se konteksti frazës origjinale është shtrembëruar, kështu që e bën legal përdorimin e kësaj fraze.

“Duke e përkthyer në një gjuhë tjetër, slogani nazist, i cili nuk karakterizohet vetëm me kuptimin e tij, por edhe me gjuhën gjermane, është tërësisht i transformuar”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Exit mobile version