Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi i përbërë nga partitë Lidhja Demokratike, FRODEM, MORO dhe DEMOS kanë shpallur listat e kandidatëve për deputet, në të cilar befasi më e madhe është Slobodan Bogoevski, i cili do të jetë bartës liste në njësinë e 4 zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për bartës të listave në njësitë tjera zgjedhore nga ky koalicion janë zgjedhur, Pavle Trajanov në njësinë e parë, Jove Kekenovski në të dytën, Vesna Stojmenovska në të tretën, ndërsa në të pestën dhe të gjashtën do të jenë Aleksandar Delov dhe Branko Majstorovski./Telegrafi/