UEFA vazhdon me sllovenin Slavko Vincic, i cili është caktuar për të drejtuar gjysmëfinalen mes Spanjës dhe Francës në Mynih.
Për Spanjën do të jetë hera e pestë që gjykohet nga slloveni. Dy të fundit kanë qenë kundër Italisë: në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve të fundit, dhe e dyta në e këtë Euro 2024, ku sërish fituan 1-0 në Gelserkirchen.
Dy ndeshjet e tjera janë, dy barazime. Një në Euro 2020, ku Spanja luajti kundër Suedisë dhe u mbyll 0-0. Ndeshja e parë ishte miqësore, kundër Kolumbisë më 7 qershor 2017, që u mbyll 2-2.
Për francezët do të jetë ndeshja e katërt: 1-1 barazim ndaj Ukrainës ( Kiev, 9-4-2021), 0-2 ndaj Shqipëri (17-11-2019) dhe 4-0 kundër Armenisë në Nice në tetor 2015.
Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve të këtij sezoni në Wembley, ka dy ndeshje në këtë Euro.
Ai drejtoi ndeshjen Hungari – Zvicër (1-3), pastaj Spanjën kundër Italisë, që e përmendëm më lartë.
Slloveni nuk ishte paraqitur që atëherë, as në ndeshet e treta të fazës së grupeve dhe as në 12 ndeshjet ndërmjet 1/16 dhe çerekfinales. /Telegrafi/