Qeveria sllovene deklaroi fundin e epidemisë së coronavirusit, duke e bërë Slloveninë vendin e parë evropian që e bëri këtë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vlerësoi se të gjithë treguesit thonë se përhapja e coronavirusit është ngadalësuar, dmth, që janë regjistruar gjithsej 35 raste të reja të infeksionit në 14 ditët e fundit. Sidoqoftë, pasi ende ekziston rreziku i përhapjes së infeksionit, disa masa kufizuese mbesin në fuqi, shkruan Reuters.
Rasti i parë i konfirmuar i coronavirusit në Slloveni u regjistrua në 4 mars, dhe deri më 13 maj, 1464 raste të infeksionit ishin identifikuar, dhe 103 njerëz vdiqën nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
Epidemia e coronavirus u shpall në Slloveni më 12 mars, dhe kështu Mbrojtja Civile mori një bazë ligjore për marrjen e masave për të luftuar epideminë COVID-19.
Të enjten, qeveria miratoi gjithashtu masa në lidhje me kalimin e kufirit, në mënyrë që qytetarët e Sllovenisë dhe vendeve të tjera të BE-së të mos kenë më nevojë të karantinohen kur hyjnë në Slloveni. /Telegrafi/