Telegrafi

Sllovenia ul lejet e punës për të huajt

Në vitin 2008 ishin dhënë 32 mijë leje, ndërsa këtë vit parashikohet që numri në fjalë të jetë 24 mijë. Rritja e papunësisë në Slloveni ka prekur kryesisht sektorin e ndërtimit dhe industrinë e prodhimit.

Qytetarë të shumtë të vendeve ballkanase merrnin leje për të punuar në Slloveni, por tani duket se marrja e kësaj lejeje do të jetë tepër e vështirë.