Site icon Telegrafi

Sllovenia të jetë model për Qeverinë e Kosovës

Daci, gjatë takimit me Hlebin, të mërkurën, vlerësoi lartë punën, përkushtimin dhe kontributin e shtetit slloven që ka dhënë për Kosovën me vite të tëra. "Kontributi i Sllovenisë është shumë i madh jo vetëm në kohët e fundit por edhe gjatë viteve të 90-ta, dhe padyshim qeveria sllovene e gëzon respektin e qytetarëve të Kosovës për investimin e tyre serioz që kanë bërë dhe po e bëjnë në Republikën e Kosovës, sidomos për hapat e ndërmarra në mënyrë të shpejt për njohjen e vendit tonë shtet i pavarur dhe sovran", u shpreh Daci.

Me këtë rast, Daci tha se Qeveria e Kosovës nuk ka grup të përgatitur profesionalisht që do të mund ta niste Kosovën në një rrugë nëpërmjet të cilës mund ta nxjerr nga kriza ekonomike. Ai po ashtu vlerësoi se, “janë qesharake deklaratat e Qeverisë së Kosovës, se gjëja vendin tonë nuk e ka përfshirë kriza globale, me ç’rast shtoi se, krizat globale nuk mund të ndalen në kufi por mund të luftohen nëpërmjet strategjisë, të cilën duhet patjetër që të kenë institucionet e Kosovës”. Model i tyre – sipas Dacit, mund të jetë edhe shteti slloven.

Ambasadori Hleb ndërkaq, shprehu bindjen e tij se niveli i bashkëpunimit ndërshtetëror duhet të ngrihet në vazhdimësi, sidomos në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe kulturës, për të cilat Kosova ka nevojë – dhe njëherësh theksoi se ka kapacitete për një intensifikim të këtyre marrëdhënieve. /Telegrafi/

Exit mobile version