Site icon Telegrafi

Sllovenia regjistron vetëm 14 raste të reja me coronavirus

Shteti slloven vazhdon të ketë numrin më të vogël të vdekjeve dhe të infektuarve në gadishullin ballkanik.

Në Slloveni, në 24 orët e fundit, nga 919 mostra të testuara për coronavirus, ka pasur 14 raste pozitive, sa një ditë më parë, kur u testuan 874 mostra.

Që nga fillimi i epidemisë, sllovenët kanë regjistruar 2,115 raste të infeksionit me COVID-19, nga të cilat 237 janë aktualisht aktivë, raporton agjensia STA, transmeton Telegrafi.

Në spitalet sllovene janë shtruar 21 pacientë, katër prej të cilëve janë në kujdesin intensiv.

Nuk pati vdekje të reja, dhe që nga fillimi i pandemisë në Slloveni, 117 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi. /Telegrafi/

Exit mobile version