Site icon Telegrafi

​Sllovenia regjistron 388 raste të reja dhe 39 të vdekur nga coronavirusi

Në 24 orët e fundit në Slloveni, 388 persona janë konfirmuar me coronavirus nga 1.591 testime, dhe sipas të dhënave zyrtare, 39 pacientë të tjerë vdiqën.

Që nga fillimi i pandemisë në Slloveni, 123.343 të infektuar dhe 2.774 vdekje janë konfirmuar midis pacientëve me COVID-19, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.

1,111 persona u shtruan në spital, 188 ishin në kujdes intensiv dhe javën e fundit, Sllovenia regjistroi 915 të infektuar rishtas për 100 mijë banorë.

Exit mobile version