Nikoqiri e njoftoi kryetarin e FBK-së, Belegu, me aktivitetet e Federatës së tyre dhe rezultatet financiare të kampionatit të kaluar evropian ku Sllovenia ishte organizatore.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për përvojat e dy Federatave në zhvillimin e basketbollit te të rinjtë dhe masovizimin e saj.
Temë e bisedës ka qenë edhe pranimi i mundshëm i FBK-së në organizatën botërore të basketbollit, FIBA.
Në fund, me kërkesë të FBK-së, Federata sllovene u zotua për ndihmë konkrete drejt basketbollit kosovar në formë të dërgimit të ekspertëve për ngritje të cilësisë të trajnerëve dhe gjyqtarëve kosovarë.
Ky ka qenë takimi i dytë brenda pak ditësh, pas atij që kreu i FBK-së Belegu dhe sekretari gjeneral i saj, Jeton Nixha, zhvilluan me homologët e tyre nga Federata maqedone, kryetarin Daniel Dimevski dhe sekretarin gjeneral Dejan Lekic. /Telegrafi/