Telegrafi

Sllovenia merr kryesimin e BE-së

Pranim-dorëzimi i detyrës, do të mbahet në kryeqytetin portugez, në mes të kryesuesit të deritashëm, Luis Amado, dhe atij të ardhshëm, Dimitrij Rupel.

Sllovenia, një shtet me 2 milionë banorë, do të kryesoj kështu një bashkësi që ka, 500 milionë banorë.

Sllovenia ka bërë të ditur se gjatë kryesimit të BE-së, do t’i ketë katër prioritete: Realizimin e strategjisë së Lisbonës, integrimin e Ballkanit perëndimor, ndryshimet energjetike e klimatike, dhe dialogun e kulturave të ndryshme.