Site icon Telegrafi

Sllovenia mbështet projektet mjedisore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin bisedoi për fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, me theks të veçantë në fushën e mjedisit.

Ministri Agani, e njoftoi ambasadorin slloven për progresin që Kosova ka bërë në infrastrukturën ligjore, duke kompletuar legjislacionin dhe hartimin e strategjive, që kanë për synim rregullimin e gjendjes në fushën e mjedisit, por edhe në atë të planifikimit hapësinor.

Ambasadori Majhen shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ndihmë në realizimin e të gjitha projekteve që ndërlidhen me këtë ministri, në veçanti menaxhimin e ujërave të zeza, të ujit të pijshëm dhe energjisë solare. /Telegrafi/

Exit mobile version