Site icon Telegrafi

Sllovenia ka rrogë më të lartë mesatare në rajon, Maqedonia më të ulët

Nga vendet e Ballkanit, Sllovenia ka rrogat më të larta, ndërkaq Maqedonia i ka rrogat më të ulëta.

Sipas Anadolia, rroga mesatare në Slloveni është 1.056,47 euro, kurse në Maqedoni është 381,90 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga vendet tjera, Kroacia ka rrogë mesatare prej 795,53 euro, Mali i Zi 511 euro, Bosnja e Hercegovina 436 euro, Serbia 391,29 euro.

Gjatë vitit 2017, rroga mesatar u rrit më së shumti në Kroaci, kurse më së paku në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi.

Në Maqedoni, rroga mesatare u rrit për 18,10 euro në këtë vit që lëmë pas./Telegrafi/

Exit mobile version