Në duelin ndërmjet dy kundërshtarëve të grupit të Kosovës, Bullgarisë dhe Sllovenisë, fitore shënoi kjo e fundit.
Mirëpo për të arritur deri tek fitorja, kombëtarja sllovene është dashur të djerësitet goxha shumë.
Sllovenët, të cilët e kishin mposhtur Kosovën me 45 pikë epërsi, e lanë pa fitore Bullgarinë edhe pas ndeshjes së dytë, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë, 78:83.
Ylli i NBA-së, Goran Dragic, edhe në këtë ndeshje ishte më i miri te Sllovenia, duke luajtur me 20 pikë e 9 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Edo Muric që shtoi 19 pikë të tjera.
Në anën tjetër, te Bullgaria u dallua 21 vjeçari Aleksandar Vezenkov që shënoi 22 pikë.