Sllovenia ka filluar të përdorë antitrupat monoklonalë për disa pacientë të infektuar me COVID-19, tha të martën ministria e shëndetësisë e këtij vendi.
Si pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian, Sllovenia mori 1.000 doza të një ilaçi eksperimental të zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Regeneron, raportojnë mediat sllovene.
Ilaçi në fjalë u jepet pacientëve me simptoma të rënda në fazat e hershme të coronavirusit, raporton sta.
Në fillim të korrikut, Sllovenia shprehu interes për të blerë 1.000 doza të një ilaçi me antitrupa monoklonalë, Sotromivab, të prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK.
Ndryshe, Sllovenia deri më tani ka regjistruar 364 mijë raste gjersa kanë vdekur 4441 persona. /Telegrafi/