Sllovenia duket e gatshme të zgjedhë presidenten e saj të parë femër në zgjedhjet që do të mbahen të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kandidatja liberale Natasa Pirc Musar pritet të fitojë nesër balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në vendin e vogël të Evropës Qendrore, duke u bërë ndoshta kryetarja e parë femër e shtetit në Slloveni.
Të gjitha sondazhet sugjerojnë se avokatja 54-vjeçare ka një epërsi të madhe në balotazh kundër kundërshtares së saj të qendrës së djathtë, ish-ministrit të Jashtëm, Anze Logar.
Asnjë nga shtatë pretendentët nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të votave në raundin e parë dhe kështu të sigurojë fitoren, që do të thotë se Logar dhe Pirc Musar vazhduan në balotazh.
Fituesi do të pasojë presidentin Borut Pahor, një centrist që synoi të kapërcejë ndarjen politike majtas-djathtas të Sllovenisë, gjatë dekadës së tij në detyrë.
Ai nuk mund të kërkojë një mandat të tretë, pasi rregullat i kufizojnë presidentët në dy mandate pesëvjeçare.
Kreu i shtetit shihet si një pozicion autoriteti dhe ndikimi në Slloveni, megjithëse është kryesisht një rol ceremonial. /Telegrafi/