Manchester United dhe Ajax do të takohen në finalen e sivjetme të Ligës së Evropës.
Stokholmi i Suedisë do të jetë nikoqirë i takimit kryesor të ligës së dytë më të fortë evropiane për klube.
UEFA tashmë ka përzgjedhur edhe gjyqtarin e takimit, i cili fituesin e dërgon automatikisht në garat e Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.
Gjyqtari kryesor i takimit final të Ligës së Evropës do të jetë slloveni Damir Skomina.
Këtë fundit do ta asistojnë bashkëkombësit Jure Praprotnik dhe Robert Vukan, ndërsa gjyqtar i katërt është italiani Gianluca Rocchi. /Telegrafi/