Site icon Telegrafi

Slloveni, opozita paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë

Opozita sllovene paraqiti sot një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë së koalicionit të kryeministrit Janez Jansa.

Kreu i partisë opozitare Desus, Karl Erjavec, e akuzon qeverinë për përgjigjen e saj të dobët ndaj pandemisë.

Sllovenia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infektimeve në Evropë.

Mocioni u nënshkrua nga 42 deputetë nga 90 ligjvënësit e vendit, jo aq sa duhet për të rrëzuar qeverinë nëse miratohet mocioni i mosbesimit nga parlamenti.

Exit mobile version