Site icon Telegrafi

Slloveni- ministri jep dorëheqje, voziti i dehur

Ndërsa ishte me automjetin zyrtar, Gjerkes u ndalua nga policia, ndërsa testi i alkoolit gjeti se ai po voziste me 1.2 promilë të alkoolit në gjak.

Policia tha se ministri në gjendje të dehur kishte dalë edhe nga rruga.

Gjerkes menjëherë i ofroi dorëheqjen kryetarit të partisë së tij Desus dhe kryeministrit Borut Pahor, e cila edhe iu pranua.

Ai ka shpjeguar se në mëngjes është kthyer nga një festë në Lubjanë, ndërsa policia e ka ndalur për shkak të gomës së shfryer dhe vozitjes së ngadaltë. /rel/

Exit mobile version