Telegrafi

Slloveni: Kontributet ose burg

Gjatë viti të kaluar dhe këtij viti, kundër këtyre punëdhënësve janë ngritur afër 400 padi, pasi që mospagesa e kontributeve sipas ligjeve në fuqi paraqet vepër penale.

Ministri slloven i Drejtësisë, Ales Zalar, tha për mediet sllovene, se të gjithë punonjësit të cilët nuk i paguajnë kontributet e punëtorëve do të ndëshkohen sipas ligjit.

“Punëdhënësit që nuk paguajnë kontributet për të punësuarit, rrezikojnë shumë dhe mund të përfundojnë në burg” tha Zalar. Sipas tij, gjykatat do t’i japin prioritetet rasteve të tilla.

Punëtorët e disa kompanive që kanë falimentuar, disa prej të cilave ishin në pronësi të shtetit, kanë protestuar gjatë këtij viti e vitit të kaluar para ndërtesës së qeverisë në Lubjanë, pasi që pas falimentimit kishin zbuluar se me vite nuk iu ishin paguar kontributet për pensione, kanë kujtuar agjencitë. /koha/telegrafi/