Qeveria e Sllovenisë ka marrë një vendim rreth vaksinimit kundër coronavirusit.
Në fakt, njerëzit që janë infektuar me COVID-19, do të marrin vetëm një dozë të vaksinës, konfirmoi koordinatori i qeverisë sllovene për vaksinimin, Jelko Kacin.
Ky i fundit tha se doza e parë mund të konsiderohet fakti që personi ka kaluar infektimin, raportojnë mediat.
Sllovenia do të marrë 282,819 doza të vaksinave të coronavirusit këtë muaj gjersa pjesa më e madhe, 153,369 do të prodhohet nga AstraZeneca.
Në 24 orët e fundit, katër pacientë vdiqën nga korona në Slloveni gjersa 952 persona janë infektuar.
Ndryshe, Sllovenia deri më tani ka regjistruar 196 mijë raste me virus gjersa kanë ndërruar jetë 3904 persona. /Telegrafi/