Telegrafi

Sllovakia nuk përkrah pavarësinë e njëanshme të Kosovës

“Hapat e njëanshëm kanë potencial të lartë destabilizues”, ka thënë Kubis, për gazetën SME, duke thënë se nuk ka për qëllim që të bëjë parashikime të errëta. “Më vjen mirë që Serbia, në rast të pavarësisë së njëanshme, ka thënë se do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe ekonomike, por jo edhe forcën ushtarake”.

Kubis, i cili para disa ditësh ishte edhe në Prishtinë, ku kërkoi që statusi i Kosovës të zgjidhet me marrëveshje mes palëve, por nuk precizoi reagimin e shtetit të tij në rast të shpalljes së pavarësisë nga Prishtina, ka thënë se vendi i tij asnjëherë nuk është deklaruar pro planit Ahtisaari.

“Nuk mund ta gjeni asnjë deklaratë të diplomacisë sllovake në të cilën thuhet se ne përkrahim planin e Ahtisaarit. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Kubis.