Telegrafi

Sllovakia nuk e ndihmon Greqinë

Komisionari i BE-së për politikën monetare Oli Rehn, e kritikoi vendimin si shkelje të solidaritetit në grupin e euros. Vendimi për kreditë emergjente për Greqinë është marrë për të ruajtura stabilitetin financiar të të gjithë eurozonës, përfshirë edhe atë të Sllovakisë.

Sjellja e Sllovakisë nuk i rrezikon megjithatë ndihmat financiare për Greqinë, tha Rehn.

Në të njëjtën kohë parlamenti në Bratislavë miratoi pjesëmarrjen e vendit në fondin e shpëtimit për euron, i cili parimisht duhet t’u vijë në ndihmë të gjitha vendeve të eurozonës që kanë probleme me deficitet e buxheteve publike. /Dw/