Telegrafi

Sllovakia ekspozon dhe dëbon spiunin e GRU-së ruse Sergey Solomasov

Sllovakia ka ekspozuar dhe dëbuar spiunin e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), Sergey Solomasov.

Nënkoloneli Solomasov ishte ndihmës atasheh ushtarak në Ambasadën ruse në Bratislavë.

Agjencia sllovake e Sigurisë (SIS) ishte në gjendje të regjistronte agjentin rus gjatë tentativës për rekrutim të një “aseti” sllovak.

Solomasov mblidhte informacione të rëndësisë strategjike si dhe informacione tepër sekrete që supozohej se kishin të bënin me “interesat e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe të forcave të armatosura tëSllovakisë”.

Sipas policisë sllovake, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën USB, një kompjuter dhe shënime për takimet e bëra.

Ai kishte vepruar si “kontakt” nga viti 2013 deri në arrestimin e tij.

Autorët që zbuluan informacionin ishin gazetarë të një medie pro-ruse dhe tjetër person ishte ish-shefi i Departamentit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Akademinë Ushtarake. /Telegrafi/