Telegrafi

Sllovakia bllokon paketën e ndihmave për Greqinë

“Kjo do të dërgonte një sinjal të keq në treg. Edhe pse Sllovakia është vend i vogël, kjo do të tregonte se Eurozona nuk është unike”, ka thënë analisti i Qendrës për Politikë Evropiane, Janis Emanuelidis, njoftojnë mediet e huaja.

Kryeministri në largim i Sllovakisë u ka bërë thirrje përfaqësuesve të katër partive të djathta, të cilat po negociojnë për koalicionin e ri qeveritar, që të dakordohen për mbështetjen e paketës së ndihmave.

Partitë e koalicionit të ardhshëm e kanë kundërshtuar kategorikisht atë dhe të gjitha përgjegjësitë i kanë hedhur mbi qeverinë në largim.