Në takimin e Këshillit Drejtues të Partisë së Pavarur Liberale që është mbajtur më 28 janar, kryetari i kësaj partie Slobodan Petroviq ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij i deritashëm.
Sipas një deklarate të dhënë Radios Kontakt Plus, Petroviq ka theksuar se ai ka marrë shumë vendime të vështira me bashkëpunëtorët e tij gjatë këtyre viteve të drejtimit të partisë.
Petroviq theksoi se anëtarët e SLS-së kurrë nuk i shikuan kundërshtarët politikë si armiq dhe se me këtë rast, ai u shprehu mirënjohje atyre, sepse sipas tij, ata ishin motivi i tij më shumë për punën dhe funksionimin e suksesshëm të SLS-së në 14 vjetët e fundit.