Konyaspor po shkëlqen në përballje me Istanbulsporin në udhëtim.
Pas 70 minutave lojë rezultati është 0-4 në të mirë të skuadrës ku aktivizohen Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Çekiçi realizoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 29-të.
Ndërkohë formë të lartë tregoi edhe Zymer Bytyqi në këtë takim.
Reprezentuesi i Kosovës bëri një sllallom në zonën e kundërshtarëve, derisa në minutën e 56-të detyroi kundërshtarin të shënoj autogol.
Kjo është fitorja e parë e Konyasporit pas tri ndeshjeve në Superligën turke, ku në dy të parat kishte barazuar. /Telegrafi/
GOL | İstanbulspor 0-3 Konyaspor
⚽️ 55' Mehmet Yeşil (KK)
Maç Linki ve anlık goller için takip: @GoalHubTR pic.twitter.com/PTVh1eHC0P
— Süper Lig | Anlık Goller (@Golsuperlig3) August 22, 2022