Site icon Telegrafi

Sllallom në zonën e kundërshtarit, Bytyqi detyron kundërshtarin të shënoj autogol

Konyaspor po shkëlqen në përballje me Istanbulsporin në udhëtim.

Pas 70 minutave lojë rezultati është 0-4 në të mirë të skuadrës ku aktivizohen Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Çekiçi realizoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 29-të.

Lexo po ashtu Endri Çekiçi shënon gol spektakolar në Turqi

Ndërkohë formë të lartë tregoi edhe Zymer Bytyqi në këtë takim.

Reprezentuesi i Kosovës bëri një sllallom në zonën e kundërshtarëve, derisa në minutën e 56-të detyroi kundërshtarin të shënoj autogol.

Kjo është fitorja e parë e Konyasporit pas tri ndeshjeve në Superligën turke, ku në dy të parat kishte barazuar. /Telegrafi/

https://twitter.com/Golsuperlig3/status/1561768803339538436?s=20&t=_aw6FJoe9zgNwtvoHKMnsw

Exit mobile version