Telegrafi

Sllagjana Tasevës i kërkohet ta vizitojë fabrikën “Feni Industri” (Letra)

Përmes një letre publike, Këshilli nismëtar për ndryshimin e kryetarit të organizatës sindikale dhe këshillit sindikal të “Feni Industri”, i bën thirrje Sllagjana Tasevës, kryetare e “Transparenca Maqedoni”, që ta vizitoj fabrikën për t’u njohur me gjendjen dhe të gjitha zhvillimet aty.

Përmes letrës, ata rikujtojnë se 1000 familje jetojnë nga kjo fabrikë, dhe se janë të kënaqur pasi që marrin rregullisht rroga.

Sipas tyre, paguhen borxhet, mbushen depot, diçka që nuk ka ndodhur në dy vitet e fundit.

Përmes letrës, këshilli tregon edhe për problemet e së kaluarës, që tashmë nuk janë të pranishme në këtë kombinat.

Përndryshe, ky reagim vjen pas lajmeve për hetime rreth procedurës së falimentimit, ku përmendet edhe zv. kryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev. Ndërsa, Sllagjana Taseva e akozoi këtë të fundit, për gjoja padi penale ndaj saj./Telegrafi/