Islam Slimani ka deklaruar se ishte shoku i tij i kombëtares, Riyad Mahrez, që e ka shtyer të transferohet në Leicester City.
Sulmuesi algjerian u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar te Licester City për një shifër rekord të klubit, por arsyeja e transferimit të tij te ‘Dhelprat’ ishte shoku i kombëtares, Riyad Mahrez.
“Miku im i dashur Riyad Mahrez më foli shumë në lidhje me klubin”, deklaroi fillimisht Slimani.
“Mahrez më tregoi se sa i mirë është klubi dhe atmosfera brenda tij”, përfundoi sulmuesi algjerian.
Ndryshe, Slimani ka ardhur nga Sporting Lisbona për 25.4 milionë funte, teksa ka shënuar 33 gola në 44 ndeshje sezonin e shkuar. /Telegrafi/