Listës së gjerë të trajnerit francez për ofrimin e një sulmuesi, iu është shtuar edhe reprezentuesi algjerian, Islam Slimani.
Nuk është vetëm Mauri Icardi në radarin e Arsenalit, por edhe sulmuesi i Sporting Lisbonës, Islam Slimani.
Sipas portugezes Bola, sulmuesi i Sportingut hynë në preferencat e trajnerit Arsene Wenger, pasi nuk arriti të transferoj Jamie Vardyn edhe pse shprehi gatishmëri për të paguar klauzolën e tij.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Statistikat e Slimanit gjatë sezonit të kaluar në Ligën Primiera, me 31 gola në 46 ndeshje ka bërë që sulmuesi algjerian t’i prijë garës për sulmuesin e dëshiruar nga Arsene Wenger.
Si për ironi Leicester City tashmë kishte një ofertë të refuzuar për sulmuesin algjerian, ndërsa Tottenhami kanë qenë gjithashtu të lidhur me një kalim të tij. /Telegrafi/