Telegrafi

Slavia Praga – Barcelona, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Slavia Pragës dhe Barcelonës në kuadër të përballjes në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit do të jenë mysafirë të skuadrës nga Republika Çeke, ndërsa ndeshja do të fillojë në ora 21:00.

Vendasit në këtë takim do t’i kenë të gjithë lojtarët kryesorë për dallim nga Blaugranasit që kanë disa mungesa.

Sergio Roberto dhe Samuel Umtiti nuk do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverdes shkaku i lëndimeve në gju.

Formacioni startues i Slavia Pragës: Kolar; Coufal, Kudela, Hovorka, Boril; Soucek, Sevcik; Masopust, Stanciu, Zeleny; Olayinka.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Pique, Sergio, Arthur, Suarez, Messi, Lenglet, Griezmann, Jordi Alba, De Jong. /Telegrafi/