Chelsea ka arritur të triumfoj në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Londinezët kanë triumfuar si mysafir në stadiumin Sinobo kundër Slavia Pragës me rezultat 1:0.
Tashmë kanë dalë edhe notat e lojtarëve, ku më i miri është në radhët e The Blues ndërsa më i dobëti te skuadra çeke.
Willian ishte ylli i ndeshjes dhe në disa raste ishte afër shënimit të golit dhe për këtë u vlerësua me notën 8.2.
Më i dobëti në këtë takim, sipas whoscored, mbrojtësi Vladimir Coufal, i cili mori notën 5.9.
Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 18 prill (e enjte). /Telegrafi/