Telegrafi

Skywings do të ndërtojë hotel në aeroportin e Shkupit

Xhaferoski bëri të ditur se ndërtimi i hotelit duhet të fillojë në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa i njëjti duhet të lëshohet në përdorim në qershor të vitit 2010.

Është paraparë që hoteli të ketë 20 dhoma, ndërsa në pjesën më të madhe do të përdorej për nevojat e ekuipazheve të kompanisë “Skywings”, e cila planifikon në hotelin e ardhshëm ta zhvendosë edhe selinë e kompanisë.

“Skywings” në bashkëpunim me “Air Lift Service” të hënën vendosi linjë të drejtpërdrejt në relacionin Shkup-Bruksel, ndërsa tashmë një javë do të fillojë të qarkullojë drejt Romës, përderisa prej 10 nëntorit do të vendoset linja drejt Bergamos, në afërsi të Milanos.

“Skywings”, e cila është regjistruar në Shkup, deri tani ka hapur linja të rregullta nga Shkupi drejt Stambollit, Cyrihut dhe Dyzeldorfit.

“Skywings” tani për tani operon me një aeroplan të tipit boing 737-300, por nga dhjetori duhet të mbërrijë edhe një aeroplani i tillë i njëjtë.