Telegrafi

Skyrim është loja e vitit

Ky vendim, shkruan BBC, ka hasur në shumë kritika në forumet e ndryshme në Internet, për shkak të problemeve me lojën, veçanërisht në versionin për Playstation.

Përkundër kësaj, The Elder Scrolls V: Skyrim me këtë shpërblim mundi Batman: Arkham City, Portal 2, Uncharted 3: Drake’s Deception dhe The Legend of Zelda: Skyward Sword.

Loja më e mirë për Wii është Skyward Sword, loja më e mirë për Xbox 360 Batman Arkham City, e loja më e mirë për PC është Portal 2, e cila gjithsej mori pesë shpërblime.

Për lojën më të mirë mobile është zgjedhur Super Mario 3D Land.

Listën e të gjithë fituesve mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/